Jahjaga takon Obamën

53 Views
2 Min Read
Advertisements

sh-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, gjatë samitit global në Erie, Pensilvani.

Ajo tha gjatë takimit e ka falënderuar Obamën për mbështetjen e jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës dhe kërkoi angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe konsolidimin e shtetësisë kosovare në arenën ndërkombëtare.

Jahjaga theksoi se Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se SHBA-ja.

“Me ftesë të The Jefferson Educational Society, sot mora pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, ku do te flas per adresimin e pasojave te luftes gjate mandatit tim si Presidente e Kosoves.  Ne margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kerkova edhe ndihmen dhe perkrahjen e zotit Obama ne konsolidimin e shtetesise tone në arenën ndërkombëtare. Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements