Jashari: Qeveria e Albin Kurtit është anti-UÇK

11 Views
1 Min Read
Advertisements

Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ka kritikuar institucionet shtetërore për mungesën e reagimit në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Krerët e institucioneve është dashur të reagojnë fuqishëm se dihet se si është ndërtuar kjo Gjykatë. Kemi një qeveri anti-UÇK, ku ministrat e kësaj qeverie kanë dëshmuar edhe rrejshëm ndaj luftës dhe krerëve atje”, tha Jashari.

Të hënën, ka nisur dëshminë në Hagë britaniku i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Javën e kaluar pata trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams. Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim. /Kosova Sot Online/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements