Kallasi mbledh udhëheqësit nga rajoni: Ballkani Perëndimor mbetet shumë i rëndësishëm për BE-në

18 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju-Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë e e ka përfaqësuar Marko Gjuriqi.

Nga Shqipëria prezent ishte presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov Milatoviq, ndërsa nga Maqedonia e Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Kallas gjatë fotografisë familjare ka riafirmuar angazhimin  BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe mendoj se patëm diskutime përmbajtësore”,ka thënë shkurt Kallas.

Për takimin me Kallas, ka njoftuar gjatë ditës edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në takim Osmani ia ritheksuar kryediplomates evropiane domosdoshmërinë për heqjen e masave të padrejta të bllokut ndaj Kosovës.

“Në Nju-Jork, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements