Dëshmitari i parë në gjykimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, do të jetë ish-diplomati dhe ish-asistenti i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, James Rubin.
Ai ka shërbyer edhe si asistent i asaj që njihet si nëna e Kosovës, ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, transmeton Klankosova.tv.
Rubin e ka bërë të ditur vet lajmin në një episod të emisionit “Dosje të mëparshme” me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.
“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, ka deklaruar ai.
James Rubin do të paraqitet në Hagë më 15 shtator dhe është njëri nga 11 dëshmitarët e ftuar nga Thaçi për të rrëfyer në gjykatore për ngjarjet e luftës së UÇK-së.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.