Katari dhe SHBA-ja afër një marrëveshjeje për mbrojtjen

61 Views
1 Min Read
Advertisements

Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të finalizimit të një marrëveshjeje të zgjeruar për bashkëpunimin në mbrojtje.

Kështu tha të martën diplomati i lartë amerikan Marco Rubio, pasi sulmi i Izraelit ndaj udhëheqësve politikë të Hamasit në Katar javën e kaluar u dënua gjerësisht, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi në Doha ishte veçanërisht i ndjeshëm pasi Katari është një aleat i ngushtë i SHBA-së dhe shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Katari ka qenë mikpritës dhe ndërmjetësues i bisedimeve për armëpushim – së bashku me Egjiptin – që kur filloi lufta në Gaza gati dy vjet më parë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements