Këto janë datat e mundshme që Kosova mund të mbajë zgjedhje të reja nacionale

Illyrian
1 Min Read

“Çka tash, pas dështimit të votimit për Qeverinë?” është pyetja që e ka parashtruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, sot, pasi ligjvënësit kosovarë nuk i thanë “po” Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, me vota për të vazhduar me ekzekutivin e ri.

Reklama

Cakolli ka sqaruar se tani vendi hyn në fazën e dytë të procedurës kushtetuese për formimin e qeverisë, që, siç thotë ai, përcaktohet me Kushtetutë dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

Reklama

Sipas Cakollit, barra më e madhe po i mbetet presidentes Vjosa Osmani, për të cilën thotë se është e detyruar të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë politike, për të parë se cilat kanë shumicën për të formuar qeverinë e re. Pas 10 ditësh nga këto konsultime, Osmani duhet të vendosë kujt t’ia japë mandatin.

Reklama
Lini një koment

Please Login to Comment.