KFOR mohoi praninë e dronëve serbë mbi qiellin e Kosovës, Petkoviq i reagon Sveçlës

13 Views
1 Min Read
Advertisements

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është përpjekur të ironizojë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi KFOR mohoi se ka pasë shkelje nga dronë që “mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë Kosovën”.

Ai tha se Sveçla pasi ka parë paradën ushtarake që u mbajt para disa ditësh në Beograd “është ngatërruar” saqë ka “shpikur histori” me dronë mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

“Vetë KFOR-i i demaskoi sot gënjeshtrat e hapura të Sveclës, duke konfirmuar se nuk kishte shkelje të rregulloreve nga Beogradi. Me shumë mundësi i mahnitur nga parada madhështore ushtarake në Beograd, Svecla u ngatërrua aq shumë saqë filloi të shpikte histori për dronët serbë”, ka shkruar Petkoviq në X.

Në një përgjigje për Gazetën Express pak më parë, KFOR, që është përgjegjës për hapësirën ajrore të Kosovës, konfirmoi se nuk ka pasë shkelje të saj dhe tha se e monitorojnë atë vazhdimisht.

Sveçla dhe më pas drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, thanë se është shkelur hapësira ajrore e Kosovës nga dronë që dyshojnë se janë futur nga Serbia.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements