Kjo është gruaja që v’diq sot në Prishtinë, dyshohet për vetëv’rasje

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për IndeksOnline ka konfirmuar rastin, ku tha se nga informatat e para dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

- Advertisement -

Media mëson se e ndjera është Shadije Rexhepaj, 43 vjeçe.

- Advertisement -

”Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.” ka thënë ai/indeksonline/


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply