KMShK shpreh shqetësim për mos-akreditim të disa mediave nga KQZ: E papranueshme

Illyrian
1 Min Read

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit.

Reklama

KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe, transmeton Klankosova.tv

Reklama

KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve.

Reklama

Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. Edhe Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka vlerësuar se dokumentacioni i kërkuar është në rregull.

KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë.”

Lini një koment

Please Login to Comment.