“Komandantët e zonave e kishin fuqinë reale – jo Thaçi”, e thotë britaniku në Hagë

Illyrian Info
10 Views
2 Min Read
Advertisements

Tre dëshmitarë të thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëri nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë deklaruar për fuqinë e komandantëve të zonave.Edhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i cili ka nisur sot dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, tha se Hashim Thaçi duhej të konsultohej me ta për marrëveshje.

Këtë, ai tha se ia konfirmoi Agim Çeku, gjatë një takimi me të në Tiranë.“Fuqinë reale në strukturën e UCK-së e kishin komandantët rajonalë. Kjo u konfirmua nga gjenerali Agim Ceku, në fillim të negocimit të marrëveshjes.

Ai na tha se nuk mund ta bëjë këtë dot pa praninë e komandantëve të zonave. Unë i besova! Ishte bindës për këtë çështje. E para tha se zoti Thaçi nuk ishte i disponueshëm dhe për ta bërë një gjë të tillë, pra zoti Thaçi, duhej të konsultohej. Më 14 qershor në Tiranë e kam bërë këtë bisedë me Çekun.”, tha Duncan, raporton Klankosova.tv

Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.

Të dy folën për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin thanë se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements