Komisioni i Përbashkët për të Pagjeturit mblidhet për herë të parë të mërkurën në Bruksel, Hoti jep detaje

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Më 15 janar në Bruskel do të mbahet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët me emisarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në lidhje me të pagjeturit e luftës.

- Advertisement -

E kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti tha se ky takim ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur

- Advertisement -

”Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për qështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë”, ka shkruar Hoti.

- Advertisement -

Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese ‘Deklaratës për Persona të Zhdukur’ e miratuar me 2 Maj 2023, ka shtuar më tutje Hoti


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply