Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, me të po transportoheshin drunj pa dokumentacion

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanjevë të Shtërpcës.

- Advertisement -

Në njoftimin e policisë thuhet me këtë automjet po bëhej transportimi i drunjve pa dokumentacion.

- Advertisement -

“Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve”, njësitet e policisë nga stacioni policor në Shtërpcë, kanë realizuar një aksion në fshatin Kashtanjevë, ku është ndaluar dhe konfiskuar një automjet i tipit “gjip” me targa të skaduara, i cili transportonte drunj pa dokumentacion përkatës”.

- Advertisement -

“Aksioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa automjeti dhe materiali drusor janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore dhe ndëshkimore”, thuhet tutje në njoftim.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply