Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Kongresisti republikan falënderon Osmanin: Shtetet tjera duhet ta ndjekin shembullin tuaj

Kongresisti republikan amerikan, Carlos Gimenez ka lavdëruar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar qeverisë për të suspenduar tarifën doganore ndaj importeve të ShBA-së.

Presidentja Osmani, përmes platformës X, njoftoi se i ka kërkuar qeverisë të pezullojë tarifat për produktet amerikane, vendimi i cili, sipas saj, do të ishte një hap i rëndësishëm për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me “aleatin tonë më të afërt”.

Veç kësaj, e para e shtetit tha se kështu do të dërgonim një mesazh të qartë se “Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata”.

E kongresisti Gimenez tha se shembullin e Kosovës duhet ta ndjekë edhe Evropa.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Faleminderit, zonja Presidente! Kjo po pranohet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, shkroi ai në X.

Osmani ndër të tjera tha se ndjehet e bindur se heqja e tarifave do të hapte mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

“Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-ShBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, deklaroi Osmani.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Trumpi të mërkurën nënshkroi vendimin për tarifa doganore ndaj shumicës së shteteve në botë.

Ndaj Kosovës vuri tarifë prej 10%. 

Advertisement. Scroll to continue reading.

Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.