Konjufca shkoi te familja Thaçi: A ishte lojë politike? – flet Shala (VIDEO)

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ishte ai që mori pjesë në pamjen e Haxhi Thaçit babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo sipas historianit Azdren Shala, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ishte paraqitje politike e VV-së.

- Advertisement -

“Sa herë që Vetëvendosjes i duhet një figurë publike për të përmirësuar imazhin ose për të bërë një veprim që pritet mirë publikisht, ata zgjedhin Glauk Konjufcën. Ai është si një amortizues i krejt të këqijave në VV, sepse si person është më i pranueshëm dhe më i këndshëm për njerëzit”,  ka deklaruar Shala.

- Advertisement -

Sipas historianit, shumë njerëz e shohin Konjufcën si një figurë më të butë dhe të ndryshme brenda partisë, por ai e cilëson këtë perceptim si naiv.

- Advertisement -

“Njerëzit mendojnë se ai është  karakteri i rreptë i VV-së, por në fakt, ai është një nga personat më problematikë brenda saj. Ai është si kameleon”, shtoi Shala.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Enable Notifications OK No thanks