Nxehtesia nga ferkimet mund te fuqizoje aktivitetin hidrotermal ne henen Enceladus te Saturnit per miliarda vite, nese hena ka nje kore mjaft poroze, sipas nje studimi te ri nga hulumtuesit Europiane dhe Amerikane qe punojne ne misionin e NASA-s Cassini.
Studimi, i botuar ne revisten Nature Astronomy, ndihmon ne zgjidhjen e nje pyetjeje me te cilen shkencetaret kane luftuar per nje dekade: Ku vjen energjia qe fuqizon aktivitetin e jashtezakonshem gjeologjik ne Enceladus?
Cassini zbuloi se Enceladus leshon shtengulla nga siperfaqja e saj te ngashme me geizerat ne toke te perbera nga uji dhe grimcave te akullta, duke perfshire materiale organike te thjeshta, nga fraktura te ngrohta afer polit te tij jugor. Hetimet shtese zbuluan se hena ka nje oqean global nen koren e akullt, nga i cili keto shtengulla po leshohen ne hapesire. Shume evidenca nga Cassini tregojne se aktiviteti hidrotermal – uji i nxehte qe ndervepron kimikisht me shkembin – po ndodh ne shtratin e ketyre ”oqeaneve nentokesore” qe ndodhen nen siperfaqen e Enceladus.
Njera prej evidencave ishte zbulimi i grimcave te vogla shkembenjish qe ishin produkt i perberjes kimike–hidrotermale qe ndodh ne temperatura prej te pakten 90 grade Celsius. Sasia e energjise e nevojshme per te prodhuar keto temperatura eshte me shume se shkencetaret mendojne se mund te sigurohen nga shkaterrimi e elementeve radioaktive ne brendesi. [ Artikulli i plote nga ESA ]

Ky studim eshte botuar ne ‘Nature Astronomy” i titulluar “Powering prolonged hydrothermal activity inside Enceladus,” nga G. Choblet et al ne 6 nentor, 2017.
Sonda e Cassini perfundoi misionin e saj me 15 shtator 2017.
Misioni Cassini-Huygens eshte nje projekt bashkepunues i NASA-s, ESA’s dhe Agjencine Italiane te Hapesires.Jet Propulsion Laboratory i NASA-s, nje ndarje e Caltech (Insituti i Teknologjise Kaliforni) ne Pasadena, menaxhon misionin per Drejtorine e Misioneve shkencore te NASA-s, Washington. JPL ka projektuar, zhvilluar Orbiterin Cassini.
Image Credit: Cassini Imaging Team, ISS, JPL, ESA, NASA
Per me shume informacion rreth Cassini,vizitoni:
Perditesimi per here te fundit 16 dhjetor ,2017.
Tags:CASSINI, HENAT E SISTEMIT DIELLOR, SATURNI, SISTEMI DIELLOR
Zbuloni më tepër nga Illyran Info
Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.