Kombëtarja e Kosovës e ka bërë një përparim historik në ranglistën e FIFA-s
Dardanët e kanë regjistruar pozitën më të mirë ndonjëherë, që prej pranimit në UEFA e në FIFA.
Ekipi i Franco Fodës e sheh veten në pozitën e 91-të duke përparuar për katër pozita.

Verdhekaltrit ishin në vendin e 95-të në renditjen paraprake, shkruan Express.
Por, fitorja e madhe ndaj Suedisë i ndihmoi Vedat Muriqin me shokë që ta përmirësojnë pozitën në këtë ranglistë, përkundër humbjes së thellë nga Zvicra.
Kosova i ka 1262.1 pikë, ndërsa gjendet përpara Sirisë dhe prapa El Salvadorit në renditje.
Ndërkohë, përparim në këtë renditje pati edhe Kombëtarja shqiptare, e cila u ngrit për dy pozita.

Trupa e trajnerit Sylvinho tash e sheh veten në vendin e 66-të në krahasim me atë të 68-të sa ishte në muajin e kaluar.
Kuqezinjtë i kanë 1380.66 pikë dhe gjenden përpara Emirateve të Bashkuara Arabe dhe prapa Hondurasit.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
You must be logged in to post a comment.