Në kuader të bashkepunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare është duke u zhvilluar trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban i Avancuar” , me pjesëmarrjen e trupave nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë dhe FSK-së.

Në këtë trajnim shtjellohen tema që kanë të bëjnë me përgaditjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, si: planifikimin, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës se parë në katastrofa urbane etj.

Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet tri vendeve: Shqipëri, Turqi, Kosovë.

Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.