Lajme

KQZ fton Prokurorinë e Kosovës të reagoi pas organizimit të VV’së që t’i plotësojë fletvotimet e diasporës

Anëtarët e KQZ-së kanë reaguar pas lajmit se VV po organizohet për të plotësuar fletëvotimet e diasporës, shkruan Periskopi.

Lajmi ka nxitur debat të ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësues të opozitës në KQZ kanë bërë me dije se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, është shprehur i shqetësuar me veprimin e partisë në pushtet, ai ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ta hetoi këtë çështje.

Në një video të publikuar sot nga Nacionale, që është shpërndarë nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt me anëtarin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, një mbështetëse e LVV-së iu bën thirrje votuesve jashtë Kosovës të regjistruar për votim me postë që të shkojnë në një adresë të caktuar, për t’u ndihmuar rreth procesit të votimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button