Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Krasniqi: Gjasat janë 99% që të kemi zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm (VIDEO)

“Vitin e ardhshëm kemi me u ballafaqu me zgjedhje 99%”.

Kështu ka deklaruar lideri i partisë së dytë në rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit, Memli Krasniqi në emisionin Rubikon.

Këtë paralajmërim, krue i PDK-së, ende pa u konstituua legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, e ka lidhur me siç thotë ai me mungesën e 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pasi mandati Vjosa Osmanit përfundon në prill të 2026-ës.

“Krejt po e dimë që vitin e ardhshëm kemi me u ballafaqu me zgjedhje, 99%. Mundësi për zgjedhje është 99%, s`ka kush i bën 80 vota me zgjedh president të ri. Në rastin e Atifete Jahjagës ka qenë situatë krejt tjetër, nuk është e krahasueshme, atëherë ka pas koalicion tjetër. Ka të tillë që na thonë pse s`po e leni bre Albin Kurtin, le ta bëjë qeverinë, punë e madhe, le të rrinë, s`mundet me ba kurgja presione, opozita e fortë, ai është i dobët mundeni me rrëzu”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Ky është mendim taktik, politik që e vendos interesin partiak si prioritet. Na në PDK nuk mujmë me mendu kështu. Për mua interesi i Kosovës është më i madh edhe jam i gatshëm me Bedri Hamzën kryeministër me marrë përgjegjësinë”, tha Krasniqi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Advertisement

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.