Krasniqi: I kemi kërkuar Kushtetueses të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe

51 Views
1 Min Read
Advertisements

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe deputeti Elbert Krasniqi, në një konferencë për media në emër të Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe.

“Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, sepse kjo do të prishte balancën e respektimit të të drejtave të të gjithë komuniteteve joshumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit. Ne vlerësojmë që Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund t’i shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë, aq më tepër Lista Serbe”, tha Krasniqi.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements