Krasniqi: LDK-në e shohim partnere për qeverinë e ardhshme

Illyrian
3 Views
2 Min Read

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se LDK-në e sheh si partnere, madje tha se këtë gjë ia ka komunikuar edhe privatisht edhe publikisht kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Krasniqi tha se LDK-në duan ta kenë partnere për qeverinë e ardhshme, teksa shtoi se për 9 apo 10 muaj nëse nuk zgjidhet çështja e presidentit, do të punonin më shumë se Qeveria Kurti për 4 vjet.

- Advertisement -

“Unë nuk kam dëshirë t’i komentoj situatat e partive të tjera. Unë e shoh si partnere LDK-në. Si kryetar i PDK-së, edhe kryetarit të LDK-së ia kam thënë edhe privatisht edhe publikisht se i shohim partnerë. Duam që me ta të kemi një partneritet për qeverinë e ardhshme. Besoj se është shumë më mirë që ta bëjmë qeverinë e partive që kanë qenë në opozitë”.

- Advertisement -

“Jam i bindur se për 9-10 muaj nëse nuk zgjidhet presidenti, punojmë më shumë se 4 vjet që kanë kaluar nën qeverinë e Albin Kurti, sepse këta s’kanë ditur e as guxuar. Ne kryejmë punë. Ne nuk i lëmë këto rrugë, që 4 vjet s’ka mundur t’i përfundojë rrugët që i ka gjetur të kryera 80%, e lërë më që s’ka nisur të përfundojë dicka vet, përveç Urës së Saradranit”, tha Krasniqi në Rubikon në Klan Kosova.

- Advertisement -

Më tej, ai u shpreh se nëse opozita e bën qeverinë, në vjeshtë do t’i rrisin pagat, pensionet dhe do t’i përfundojnë rrugët që kanë mbetur në gjysmë.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply