Lajmi që është publikuar në mediat e 5 janarit 2025, se Vetëvendosje ka marrë vendim për bojkotimin e emisioneve si Pressing, Rubikon dhe Debat Plus, ka shkaktuar reagime të shumta, shkruan Gazeta Momenti.
Profesori universitar Milazim Krasniqi, në një koment të tij, thotë se ky bojkot vjen pasi, sipas tij, Vetëvendosje nuk ka më çfarë të thonë në debate, duke akuzuar se rrenat e vjetra nuk mund të shiten dhe ato të reja nuk besohen nga publiku.
Ai gjithashtu sugjeron se Vetëvendosje mund të vazhdojë të mbështetet nga mbrojtësit e saj në rrjetet sociale, përfshirë ata që janë nga Kina, të cilët i ofrojnë mbështetje kryeministrit Kurti.
Postimi i Krasniqit:
“Vetëvendosje merr vendim për bojkotimin e Pressing-ut, Rubikon-it dhe Debat Plus-it” (Nacionale, 5 janar 2025) Koment: Nuk kanë çka me thane në debate. Rrenat e vjetra nuk mund të shiten. Rrenat e reja nuk ua besojnë. Prandaj më mirë ia bëjnë të vazhdojnë me ata kinezët, që e mbrojnë Kurtin në rrjete sociale.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.