Krimi ndaj rreshterit policor: Djali i një polici u arrestua sot për vrasjen e Muhamed Likës

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Njëri nga anëtarët e grupit të dyshuar kriminal për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika, është i biri i një zyrtari policor.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

- Advertisement -

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një polici tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie, është sekuestruar arma zyrtare. Është armë zyrtare e Policisë së Kosovës, prandaj mbetet me u qartësu mos rastësisht është përdorur në këtë rast apo raste tjera” – ka thënë drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

- Advertisement -

Klan Kosova ka mësuar se zyrtari policor në fjalë është I.Murati shërben në stacionin policor në Kaçanik.

Lika u vra mbrëmjen e 1 prillit nëndërtesën ku jeton, derisa po kthehej nga puna.

Policia dhe Prokuroria kanë deklaruar se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply