Kryevepra e fshehur e Picassos del në shitje pas 80 vjetësh

9 Views
1 Min Read
Advertisements

Portreti i Dora Maar nga Picasso do të dalë në ankand në muajin tetor. E konsideruar një vepër arti e jashtëzakonshme, ky portret, i realizuar në vitin 1943 në Parisin e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, u prezantua për herë të parë në Hotel Drouot nga kompania e ankandeve.

Titullohet “Bust gruaje me kapelë me lule” dhe konsiderohet një kryevepër që bashkon elemente të naturalizmit dhe kubizmit.

Picasso portretizon partneren e tij, Dora Maar, fotografe dhe muzë e piktorit, me të cilën kishte një histori të gjatë 7-vjeçare.

Piktura u realizua më 11 korrik 1943, pas ndarjes së çiftit. Vepra u ble në vitin 1944 nga një industrialist dhe u trashëgua ndër breza brenda familjes, pa u ekspozuar kurrë.

Vetëm rrethi i ngushtë i Picassos kishte pasur mundësinë ta admironte në mënyrë private.

Tashmë, për arsye testamentesh, familja ka vendosur ta shesë, dhe në fund të muajit tetor 2025 portreti do të dalë në ankand.

Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 8 milionë euro, por ekspertët e artit vlerësojnë se mund të arrijë shumëfish këtë vlerë. /kultplus/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements