Shopping Cart
Total:

 0,00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Kryeziu: Ideja e përkohshme ka qenë mos me i kriju institucionet

Ish-gjyqtari Kadri Kryeziu ka thënë që ideja e përkohshme e partive ka qenë që të mos krijohen institucionet.

“Ideja, si koncept, koncepti filozofik dhe politik i partive politike është gjithmonë me i kriju institucionet”, ka thënë Kryeziu në DPT TE Fidani në Klan Kosova.

“Kjo ide e përkohshme ka qenë për mos me i kriju institucionet”.

“Kjo është pjesë formale e krijimit të institucioneve për shkak se Kushtetuta parasheh, kandidati për kryetar është prej partisë më të madhe, që ka vota më shumë, pastaj janë edhe pesën nënkryetar, në mesin e tyre partisë së dytë, partisë së tretë, dhe i kemi dy minoritete”.

“E kështu që secili duhet me votu. Asnjëherë s’kemi pasë telashe të kësaj natyre”.

“Kjo është e rregullume me rregulloren e parlamentit .Seancën e thërrasin ata që e kanë thirrë sot. Konstituimin e thërret, në kuptimin zyrtar, e thërret presidentja, domethënë ka kompetenca, por tash këta që kanë qenë njëri më i vjetër dhe njëri më i ir, këta vazhdojnë. Seanca nuk është mbyllë. Seanca konsiderohet e përfunduar kur të zgjidhen të gjitha trupat e parlamentit”.

“Seanca është 48 orë. Është e rregullume me rregulloren e Parlamentit, ma së largu 48 orë. Nuk ban me shku brenda 48 orë.  Brenda 48 ore duhet me e thirrë tash”.

0
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x