Kurti: E kam përcjellë pjesërisht gjykimin në Hagë

Illyrian Info
1 View
1 Min Read
Kosovo's prime minister, Albin Kurti, seen earlier this month in Pristina, saw his government lose power on a no-confidence vote Wednesday. But he and his ministers are likely to stay in office for a while yet, as the coronavirus crisis unfolds.
Advertisements

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjellë pjesërisht gjykimin në Hagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjellë pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai.

Si e komentoni faktin që Demaçi po përmendet si kryesori? Ju keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të?

Ai tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë.”

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish krerët e UÇK’së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements