Kurti godet sërish Prokurorinë: Kanë vdekë për s’gjalli, na nevojitet kryeprokuror patriot i ndershëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në tubimin e sotëm të fushatës së tij, ka sulmuar prokurorët.

Ai gjatë fjalimit të tij në qytetin e Prizrenit, ka thënë:

“Krerët e prokurorisë, qartazi kanë vdekë për së gjalli. Na duhet, na duhet, doemos, me doemos, na nevojitet një kryeprokuror i ri, profesionist, patrior, i ndershëm”.

Sulmet e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj prokurorëve janë ashpërsuar, sidomos pas ftesës së tij për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Kurti ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pavarësisht dy ftesave që ka marrë, derisa rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.