Kurti: Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë

Illyrian
4 Views
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë sonte kanë qendruar në qytetin e Podujevës

- Advertisement -
Aty ata kanë prezantuar programin në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim.

Më tutje Kurti u shpreh se Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021, më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë.

- Advertisement -
May be an image of violin, saxophone, clarinet, speaker, crowd and text

”Sonte në Podujevë për të prezantuar progresin e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim. Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021. Më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve të reja, punëve të mira, qeverisjes së drejtë dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

Në Llap takohemi përsëri më 15 janar, ka shtuar Kurti


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply