Kurti: Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin

Illyrian
1 Min Read

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Shipoli e bën dallimin dhe se nga aty ngrihet Mitrovica.

Reklama

Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kandidati tyre për kryetar të kësaj komune, Faton Peci do të dalë i pari në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet këtë të diele me 9 nëntor.

Reklama

“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Falemnderit për besimin dhe për mbështetjen!”, ka shkruar Kurti.

Reklama

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, Peci doli i parë 15 mijë e 830 vota, 128 më tepër se Tahiri.

Gëzim Plakolli i LDK-së doli i treti me 1225 vota. Të dielën që lamë pas PDK-ja e LDK-ja njoftuan se kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin në Mitrovicën e Jugut.

Lini një koment

Please Login to Comment.