Albin Kurti, kandidat për kryeministër, në fjalën e tij para simpatizantëve të VV-së në Ferizaj, tha se LDK dhe PDK janë bërë si njëra-tjetra.
Tha se s’janë ‘ndryshimi, por janë ndryshku’.
“Këta të LDK-së, janë bë si PDK-ja, pare edhe reklamë, e kundërta e Rugovës. E këta të PDK-së janë bë si LDK-ja, pacifista edhe të hutuem e kundërta e UÇK-së.
Moti i ftohtë por unë po ndihem më shumë se ngrohtë këtu në Ferizaj, midis zemrave të nxehta të këtij qyteti madhështor të Republikës së dashur.
Një shok që e kam këtu në Ferizaj, më ka thënë se në Ferizaj çdo gur e ka nga një histori qendrese. E tash, nëse cdo gur e ka nga një histori, po them se në Ferizaj çdo zemër e ka nga një zjarr.
Kur vijmë në Ferizaj, të gjithë marrim zemër edhe më shumë”, tha ai.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.