Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

60 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot në mbedhjen e qeverisë së Kosovës, ka thënë se nuk i janë prishur me Amerikën, por se kanë disa dallime.

“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit, i siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se nuk është pezulluar komunikimi me Ambasadën amerikane. “Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjatë mandatit qeveria është e angazhuar për partneritetet më SHBA në tri shtylla kryesore: në diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements