Kurti: Serbia po shënjestrën disa deputetë të pakicave joserbe

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon përpjekjet për të sabotuar konsolidimin e institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar burime dhe mjete shtetërore për Listën Serbe dhe për kryeterroristin Milan Radoiçiq.

- Advertisement -

Kurti ka shtuar se Serbia po synon destabilizimin e institucioneve të Kosovës dhe ka shënjestruar disa deputetë të pakicave joserbe.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë informacione të konfirmuara lidhur me këtë situatë dhe se kjo ka qenë një prej çështjeve të diskutuara në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, për çfarë kemi informuar në konferencë për media bashkë me ministrin Nenad Rashiq me datë 9 mars 2025, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës, më 24 shtator 2023, ishte nënkryetar “de jure” i Listës Serbe, kurse tani është kryetar “de facto” i këtij subjekti politik”, ka shkruar ai.

“Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe. Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këtë, dhe kjo ishte njëra ndër çështjet që shqyrtuam në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar tutje Kurti në Facebook.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply