“Kurti s’ka kohë për Grenellin, i parëndësishëm”: Zyrtari i VV-së ‘citon’ Konjufcën, kabineti i tij e demanton

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka mohuar vërtetësinë e një deklarate të bërë në emër të Konjufcës në grupe mbështetëse të Vetëvendosjes nga një zyrtar i lartë i kësaj partie, me emrin Artan Reka.

- Advertisement -

Artan Reka – me profil fejsbuku me emrin “Tonche Che” – që është anëtar i Vetëvendosjes dhe kandidat për zgjedhjet komunale në Prishtinë të tetorit 2021, e ka shpërndarë në grupin “Mërgata me Kryeministrin” një deklaratë me emër të Glauk Konjufcës si citim.

- Advertisement -

Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell.

- Advertisement -

Glauk Konjufca”.

Kjo erdhi pas deklarimi të Grenell më të fundit të i cili tha se me Kurtin kryeministër marrëdhëniet Kosovë-ShBA “janë në krizë dhe partizane” për herë të parë qe 35 vjet.

Nacionale pyeti Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, se a është autentike deklarata e cituar në emër të Konjufcës: thanë fare shkurt se “Jo.”


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply