Kuvendi i Ukrainës e vazhdon ligjin e lufës (VIDEO)

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Kuvendi i Ukrainës e ka zgjatur afatin e ligjit të luftës deri në gusht, thanë ligjvënësit ukrainas, duke e shtyrë kohën kur mund të mbahen zgjedhje të reja, të cilat janë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

- Advertisement -

Përderisa lufta me Rusinë po vazhdon, një shumicë dërrmuese prej 357 deputetësh e përkrahën të mërkurën zgjatjen e afatit të ligjit të luftës. Një ligj i tillë ia lejon Ukrainës vazhdimin e mobilizimit dhe pezullimin e ciklit zgjedhor, raporton agjencia e lajmeve, Reuters, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Presidenti Volodymyr Zelensky është ballafaquar me presion për organizimin e zgjedhjeve nga homologu amerikan, Donald Trump, i cili e ka quajtur atë “diktator”. Kritikat e kreut të Shtëpisë së Bardhë i kishin nxitur ukrainasit që të rreshtoheshin prapa presidentit të tyre dhe duke ndikuar në rritjen e mbështetjes për të.

- Advertisement -

Presidenti rus, Vladimir Putin, në mënyrë të përsëritur e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt pas përfundimit të mandatit të tij vitin e kaluar. Megjithatë, në vijë me legjislacionin ukrainas, zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë kohës kur në fuqi është ligji i luftës.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply