Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë

Illyrian
1 Min Read

Juris Becaj është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, ngjarja kishte ndodhur mëngjesin e së enjtes, rreth orës 06:30 në një fabrikë në Bathore, transmeton Klankosova.tv.

Derisa siç raporton NOA, i ndjeri kishte pësuar arrest kardiak, dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, i njëjti nuk mundi të shpëtonte.

Në drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv.

Lini një koment

Please Login to Comment.