Ky është personi i akuzuar se përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec

Illyrian
1 Min Read

Rushan Selko është i akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçarje në fshatin Piskupat të Pogradecit.

A2cnn ka komunikuar me familjarët e të miturës, jashtë kamerave, të cilët janë shprehur se me autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Prandaj, sipas tyre, nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin të miturën që të shkonte në dyqan për t’i ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar. /Klankosova.tv

Pa Komente