Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg një 67-vjeçar nga Berati, pasi ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 12-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje në vitin 2023, kur i akuzuari, Xhevair Veizi ka shfrytëzuar gjendjen ekonomike të familjes së vajzës dhe njohjet me ta, për të abuzuar me të miturën.
Ai e ka ftuar vajzën në një banesë me qira, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjatë arrestimit, në banesë u gjetën dy armë dhe municion luftarak, raporton JoqAlbania, transmeton Klankosova.tv.
Përveç akuzave për abuzim, ai është hetuar edhe për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet janë ende në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.
Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzoi atë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal. Fillimisht ndaj tij u ngritën edhe akuza të tjera si “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, por për këto është ndarë procedimi penal.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.