Laerti nuk ia falë Gjestit edhe në natën e finales

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka ndjen pas 120 ditësh në shtëpi.

- Advertisement -

Laerti tha se gjatë këtyre 120 ditëve qëndrim në shtëpinë e Big Brother VIP përjetoi shumë lloje emocionesh dhe se kjo eksperiencë plotësoi përfundimisht karakterin e tij.

- Advertisement -

“Ardhja këtu në datën 21 dhjetor, më dha mundësinë të kaloja të gjithë jetën time në 4 muaj. Edhe në çast mund të fluturosh nga lumturia, por ata që e kanë krijuar këtë program 120 ditë e kanë menduar si shtatzënia që nga dita e parë tek e fundit duhet për të plotësuar përfundimisht karakterin e një personi

- Advertisement -

Dëshira do ishte që të vazhdoja të rrija sepse një gjiro bëmë me makinë dhe sikur mu mor fryma. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë më thërrasin. Tashmë ju e njihni mamanë time. Edhe kur i urova ditëlindjen i thashë “komandante” sepse edhe kur ndërroi jetë babai më jepte ajo force mua dhe jo unë asaj që kishte humbur njeriun e jetës”, tha Laerti.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply