Lahi Brahimaj nderon dëshmorët e Kosovës në Dashinoc dhe Shqiponjë

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj (90), ka vizituar vendet e shenjta ku janë varrosur dëshmorët e Kosovës, duke nderuar kështu kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, shkruan Gazeta Momenti.

- Advertisement -

Së bashku me familjarë dhe bashkëluftëtarë, ai nderoi dëshmorët  Qel Ukaj dhe Zef Gjokaj në Dashinoc, si dhe dëshmorin Nik Hajdaraj në Shqiponjë.

- Advertisement -

“Çdo hap në këto vende të shenjta është një përulje para sakrificës sublime të bijve më të mirë të kombit tonë, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Këto vende janë bërë altare të lirisë sonë”, tha Brahimaj gjatë vizitës.

- Advertisement -

Ai theksoi se do të ruajmë amanetin e dëshmorëve dhe se vlerat për të cilat ata ranë do të përcillen brezave që vijnë.

“Përpara varrezave të dëshmorëve, betohemi se do të ruajmë amanetin e tyre të shenjtë dhe do t’ua përcjellim brezave që vijnë”, shtoi Brahimaj.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply