Lautaro mungon? Asnjë problem, në 27 ndeshjet e fundit pa të, Interi nuk ka humbur kurrë.
Konfirmimi i radhës erdhi në Amsterdam në debutimin evropian të Cristian Chivu në pankinën zikaltër, Thuram vendimtar, një gol për çdo pjesë, 3 pikë në xhep pa ndonjë vuajtje të veçantë.
Një prirje që tashmë përsëritet prej vitesh: nëse Lautaro Martinez mungon, qoftë për shkak dëmtimi, pezullimi apo pushimi paraprak, skuadra sërish funksionon shkëlqyeshëm.
Aq sa në 27 ndeshjet e fundit ku ka munguar argjentinasi, Interi nuk ka humbur kurrë, duke mbledhur plot 21 fitore dhe 6 barazime.
Humbja e fundit e Interit pa kapitenin në fushë daton më 19 mars 2019, në Serie A, kundër Lazios së drejtuar nga Simone Inzaghi.
Lautaro Martinez ka një lëndim në shpinë që e mbajti jashtë sfidës me Ajaxin në Champions, teksa edhe ndaj Sassuolos në kampionat pritet të jetë në stol.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.