Lideri që “dridhi” Prishtinën për çlirimtarët, sot pritet ta “dridhë” Prishtinën për Bedri Hamzën kryeministër

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Memli Krasniqi, është kreu i PDK-së. Ai ka fuqizuar shumë PDK-në, për gjatë kohës si kryetar e PDK-së, shkruan Gazeta Momenti.

- Advertisement -

Krasniqi, kishte arritur që me përzgjedhjet e tij të kandidatëve për krytarë të komunave, ta nxjerrte PDK-në, fituese në qendrat më të mëdha në vend, madje në disa duke e mposhtur edhe partinë në pushtet VV-në, si në Prizren e Mitrovicë, që VV kishte udhëhequr për shumë vite.

- Advertisement -

Krasniqi me përzgjedhjen e tij të kandidatëve, kishte arritur ta nxjerrte PDK-në të parën në Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Hani i Elezit, po ashtu duke e rënditur të parën edhe në nivel vendi në aspektin e komunave të fituara, shkruan Gazeta Momenti.

- Advertisement -

Aktualisht udhëheqës i PDK-së, ai prap ka bërë një përzgjedhje goditëse, duke nominuar Bedri Hamzën si kandidat të PDK-së për kryeministër, një figurë e pastërt politike dhe e pa korruptuar.

Kujtojmë se Krasniqi me 2 prill të vitit 2023, kishte organizuar një tubim madhështor në Prishtinë, më i madhi në nivel vendi që nga pasluftës, në përkrahje të ish-themeluesve dhe udhëheqësve të UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve.

Po ashtu, Krasniqi edhe në këto zgjedhje ka futur në listën e PDK-së, kandidatë për deputet djalin e Jakup Krasniqit, babain e futobllistëve Xhaka, vajzën e familjes Jashari dhe shunë figura tjera të reja.

Ndërkaq, sot PDK hap sot fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Babai i Krasniqit, profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar se ka ditë që se ka parë djalin e tij, Memlin, me ç’rast ka vendosur të shkoj sot në tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore të PDK-së.

Postimi i tij;

Memlin nuk e kam pa qe do ditë, pasi ai tërë kohen me angazhime në terren. Sot po vijka qitu ngat banesës sonë, në Hallen e Sporteve, e po dalim me Ediben me e takue Memlin, po edhe shokët e shoqet e tij, qaty me një harq. Shihemi aty në 16.30, kësmet.

 


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply