E diel, 10 Gus 2025

Informacione shkencore të verifikuara, analiza ekskluzive dhe të dhëna shkencore.

Lexo tani
Illyran Info
  • Illyrian
    • Ballina
    • Blogu
    • Pyet AI
    • Market
    • Projekte
  • Kategoritë
    • Lajme
    • Magazina
    • Teknologji
    • Shkencë
    • Turizëm
    • Sport
    • Art
  • Formate
    • Podcaste
    • Emisone
    • Muzikë
    • Galeri
    • Foto
  • Interaktive
    • Forume
    • Kuize
    • Anketa
    • Lojra
  • Sport
My Feed
0 € 0,00

S’ka produkte në shportë.

  • Lajme
  • Astronomi
  • Gjeografi
  • Toka
  • Fakte
  • Gjeologji
  • Gjithësia
  • Mjekësi
  • Kuriozitete
  • Shkencë
  • Dielli
  • Shqipëri
Illyran InfoIllyran Info
0 € 0,00
Font ResizerAa
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Universi
  • Sport
  • Teknologji
  • Art
  • Kuize
  • Video
  • Galeri
  • Audio
  • Figurë
Kërko
  • Illyrian
    • Ballina
    • Blogu
    • Pyet AI
    • Market
    • Projekte
  • Kategoritë
    • Lajme
    • Magazina
    • Teknologji
    • Shkencë
    • Turizëm
    • Sport
    • Art
  • Formate
    • Podcaste
    • Emisone
    • Muzikë
    • Galeri
    • Foto
  • Interaktive
    • Forume
    • Kuize
    • Anketa
    • Lojra
  • Sport
Ke një llogari ekzistuese? Sign In
Na ndiqni
© 2025 Illyrian Network. All Rights Reserved.
Illyran Info > Blog > Natyrë > Liqenet akullnajore të Balgjajt
Live Updates

Liqenet akullnajore të Balgjajt

Illyrian Info
Përditësuar së fundmi: 8 Gusht, 2025 12:06 am
By
Illyrian Info
345 Views
3 Min Read
SHARE
Postime
Përditësime automatike

Balgjaj është mal me lartësi 2101 m (maja e Kreshtës), i cili shtrihet midis pellgut të Burrelit në perëndim dhe malit të Homeshit (1992 m) në lindje, qafa e Buallit dhe lugina e Bulqizës në juglindje e ndajnë nga masivet malore të Martaneshit, kurse Qafë Murra në veri-perëndim e ndan nga mali i Dejës (2246 m). Nga pikëpamja administrative, mali ndahet ndërmjet katër bashkive; Klos, Mat, Dibër dhe Bulqizë. Kurrizi malor i Balgjajt ndan basenin e Drinit me atë të Matit.

Ndërtohet prej shkëmbinjsh ultrabazikë që formojnë një masiv të madh. Relievi është i copëtuar. Majat më të larta janë: Maja e Mcekut (2100 m), Maja Gurrat e Zeza (2079 m), Maja e Arnishtës (2073 m) etj.

Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e tij dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden rreth 15 liqene akullnajore me sipërfaqe deri në 1.5 ha (Liqeni i Zi), të përhapura kryesisht në pjesën veriore dhe qendrore të kurrizit.

Vetëm në pjesën perëndimore të tij që i përket bashkisë Klos, gjenden 9 liqene. Nga ana lindore gjenden liqenet e Kasnisë (Dibër) dhe të Bulqizës. Në total, Balgjaj ka 21 liqene, pjesa më e madhe e të cilëve mbajnë ujë gjatë gjithë vitit.

I gjithë vargmali nga Lura në Martanesh përbën masivin malor me numrin më të lartë të liqeneve akullnajore në vendin tonë (këtu gjenden rreth 2/3 e gjithë liqeneve akullnajore që kemi).

Liqenet e Balgjajt nga ana perëndimore mbajne emra te ndryshëm si; Liqeni i zi, liqeni i luleve, liqeni i zotnive, liqeni i dhive etj.

Kepi i Skënderbeut, porta hyrëse e bukurive magjike për udhëtarët e natyrës
Liqenet e Kosovës: Rëndësia Ekologjike, Gjeografike dhe Ekonomike
12 Gabime që duhen Shmangur Kur Vizitoni Durresin në Verë
15 Parqe Kombëtare Shqiptare që të gjithë duhet t’i vizitojnë të paktën një herë 

Rrjedhja ujore sipërfaqësore është shumë e zhvilluar dhe më shpesh nis nga këto liqene. Shpati perëndimor është më i pjerrët se ai lindor i malit. Bimësia natyrore është relativisht e dendur dhe përfaqësohet nga shoqërimet e dushkut deri në lartësinë 1000 metra dhe mbi të vendoset ajo e ahut. Në brezin e sipërm (1800-2100 metra) vendosen edhe pyjet me Arnen (Pinus peuce) dhe Rrobull (Pinus heldreichii).

Shumica e liqeneve akullnajore gjenden në lartësinë 1800 metra mbi nivelin e detit, fare afër majës së malit.

Përveçse hijeshisë që i japin peizazhit alpin ku këto liqene vendosen, ato janë edhe të pasura në faunë dhe florën ujore.

Liqenet që unë kam paraqitur këtu gjenden mbi fshatin Kurdari dhe për ti vizituar ato ndiqet rruga Burrel (ose Klos) – Kurdari – liqenet e Balgjajt.


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

TAGGED:LiqeneShqipëri
Previous Article Zjarr i madh në Torinë të Lipjanit, u afrohet shtëpive
Next Article Kepi i Skënderbeut, porta hyrëse e bukurive magjike për udhëtarët e natyrës
Products
  • Foto e planetit Jupiter Foto e planetit Jupiter € 20,00 Çmimi origjinal qe: € 20,00.€ 18,00Çmimi i tanishëm është: € 18,00.
Zjarr i madh në Torinë të Lipjanit, u afrohet shtëpive
Shkencë
Turizmi në krizë: Plazhet e zbrazëta në Malit të zi tregojnë realitetin ndryshe nga propaganda zyrtare
Biznes
Prishtina me festivalin “NewBorn Prishtina”, epiqendër e kulturës
Art Kulturë
Famela Zenelaj: Ylli i ri që ndriçon në biomjekësi dhe kërkimin gjenomik
Shkencë

You May also Like

GjeologjiNatyrë

Top 10 malet më të larta në Shqipëri

1 muaj ago
NatyrëTurizëm

Cilët janë lumenjtë e Kosovës dhe si mund t`i vizitojmë ata?

2 muaj ago
Turizëm

5 lumenjtë që duhet të vizitoni në Shqipëri

2 muaj ago
Planeti TokëStudimi i Planetit Toke

8 lumenjtë kryesorë të Shqipërisë

4 vjet ago
Shfaq më shumë
  • More News:
  • Lajme
  • Astronomi
  • Gjeografi
  • Toka
  • Fakte
  • Gjeologji
  • Gjithësia
  • Mjekësi
  • Kuriozitete
  • Shkencë
  • Dielli
  • Shqipëri
  • Natyra
  • Sistemi Diellor
  • Biologji
  • Planeti Mars
  • Universi
  • Astrofizikë
  • Planetë
  • Kosovë
 

Po ngarkohen Komentet…
 

Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.