Liria dhe Klodian Duro ndajnë rrugët

17 Views
1 Min Read
Advertisements

Ka përfunduar pas vetëm pak muajsh aventura e Klodian Duros në krye të FC Liria në Ligën e Parë të Kosovës.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

Në tetë ndeshjet e para të kampionatit nën drejtimin e tij, prizrenasit kanë grumbulluar 12 pikë.

“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale. FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale. Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements