
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim kandidatin për deputet nga PDK-ja, njëherit edhe kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazrekun.
Lladrovci i ka dhënë mbështetje Mazrekut, duke thënë se urtëtisa, lidershipi dhe konsekuenca që përfaqëson Mazreku, meritojnë vlerësim.
Postimi i tij:
Sot, prita në takim, Mevludin Mazrekun, mikun tim nga Malisheva, kandidat i Listës së PDK-së, me numër 70, i cili garon për të jetësuar Platformën e PDK-së, “Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër”.
Urtësia e tij, lidershipi dhe konsekuenca për vlerat që përfaqëson ai dhe dega e PDK-së në Malishevë, meritojnë vlerësim, njëherësh edhe votë e cila Kosovën do ta bëj më të mirë, sepse, qytetarët meritojnë më mirë.
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#MevludinMazreku70