Macron: Të gjithë e dinë që këtë luftë e nisi veç Rusia, duhen masa të forta për armëpushim

Illyrian
3 Views
1 Min Read

- Advertisement -

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar sulmin e Rusisë në Sumy – dhe e quajti sulmin një “mospërfillje të hapur për jetët njerëzore”.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për masa të forta për të vendosur një armëpushim ndaj Rusisë.

- Advertisement -

“Mëngjesin e sotëm, dy raketa ruse goditën zemrën e qytetit Sumy në Ukrainë, duke shkaktuar viktima të shumta civile, duke përfshirë edhe një herë fëmijë. Të gjithë e dinë: këtë luftë e nisi vetëm Rusia. Dhe sot, është e qartë se Rusia e vetme zgjedh ta vazhdojë atë – me shpërfillje të hapur për jetët njerëzore, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të Presidentit Trump. Nevojiten masa të forta për të vendosur armëpushim ndaj Rusisë. Franca po punon pa u lodhur drejt këtij qëllimi, së bashku me partnerët e saj”, shkroi Macron në X, transmeton Klankosova.tv

Derisa poashtu shkroi se: “Për viktimat, të plagosurit dhe gjithë Ukrainën që vazhdon të rezistojë: solidariteti ynë, respekti ynë, angazhimi ynë i palëkundur”.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply