Nëse Presidenti Donald Trump vërtetë do ta fitojë çmimin Nobel për paqe, ai duhet ta ndalojë luftën në Gaza, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron këtë të martë.
“Është një person që mund të bëj diçka për këtë punë dhe ai është presidenti i Amerikës”, ka thënë Macron.
“Dhe arsyeja pse ai mund të bëj më shumë se ne është sepse ne nuk furnizojmë armë që mundësojnë luftën në Gaza. Ne nuk furnizojmë pajisje që mundësojnë luftën në Gaza. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.