Marsi ka nje bisht-magnetik te shtremberuar

Illyrian Info
5 Views
2 Min Read
Reklama

Nje anije kozmike e NASA-s ka zbuluar se bishti magnetik i Marsit eshte i shtremberuar nga era diellore, duke i dhene asaj nje bisht–magnetik te vecante, ndryshe nga cdo gje qe tjeter qe eshte pare ne Sistemin Diellor.

Zbulimi eshte bere nga anija e NASA-s MAVEN, qe aktualisht eshte ne orbite rreth Planetit te Kuq. Kjo anija me pare ka hedhur drite mbi ate se si Marsi humbi atmosferen e tij.

Kete here, nje ekip nga NASA raportoi ne takimin e 49-te vjetor te Divizionit te Shoqerise Astronomike Amerikane per Shkencat Planetare ne Provo, Utah, se si duket bishti–magnetik i Marsit.

Marsi nuk ka me nje fushe magnetike globale, pasi e ka humbur miliarda vite me pare permes nje procesi qe ende nuk eshte kuptuar ende. Kjo coi ne humbjen e atmosferes se saj, dhe perfundimisht avullimin e oqeaneve ne siperfaqen e saj.

Megjithate, ajo ende ka nje fushe magnetike te mbetur qe eshte ngulitur ne pjese te ndryshme te siperfaqes. Ne kete studim, studiuesit zbuluan se era diellore nderveproi me kete fushe per te prodhuar nje bisht prapa planetit, ne nje proces te quajtur rilidhja magnetike.

Ne po fillojme ta kuptojme kete proces ne fushen magnetike te Tokes. Ne thelb perfshihet era diellore dhe linjat magnetike te Tokes (ose Marsi, ne kete rast), qe perlasen se bashku, duke leshuar nje sasi te madhe energjie. Ne Toke, ky proces prodhon aurorat .

Lexoni artikullin e plote nga NASA

Perditesimi per here te fundit 1 nentor,2017

Tags:MARSIMAVEN,MARS ODYSSEY,MROPLANETETSISTEMI DIELLOR


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama