Masakër në Sudan – Sulm me dron gjatë një funerali, të paktën 40 të vrarë

Illyrian
2 Min Read

Të paktën 40 persona janë vrarë në Sudan, në një sulm me dron që kishte në shënjestër një funeral që po zhvillohej jashtë qytetit të kontrolluar nga ushtria, el-Obeid, në shtetin e Kordofanit të Veriut.

Reklama

Sulmi ndodhi të hënën, ndërsa të afërmit ishin mbledhur në një tendë mortore. Zyrtarët dhe aktivistët fajësuan Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) për sulmin, ndërsa grupi paraushtarak ende nuk ka reaguar.

Reklama

Sipas raporteve, shumë nga viktimat humbën jetën para se të arrinin në spitalin e el-Obeid. Luftimet janë intensifikuar në këtë zonë të pasur me naftë, dhe rreth 20 mijë persona janë zhvendosur javën e kaluar drejt el-Obeid pasi RSF mori kontrollin e qytetit Bara, rreth 30 kilometra në veri.

Reklama

Pas marrjes së el-Fasherit, janë raportuar vrasje masive, dhunë seksuale, rrëmbime dhe plaçkitje të përhapura nga luftëtarët e RSF-së. OKB-ja njoftoi gjithashtu për ekzekutime të civilëve në Bara. Gjykata Ndërkombëtare Penale paralajmëroi se këto mizori mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndërsa udhëheqësi i RSF-së ka premtuar hetime, grupi mohon akuzat se ofensiva ka motivime etnike.

Ndërkohë, një grup ndërkombëtar ekspertësh të sigurisë ushqimore raportoi se banorët e el-Fasherit po vuajnë nga uria pas rrethimit 18-mujor nga RSF-ja, që ka ndërprerë furnizime drejt qytetit rreth 300 km në jug të el-Obeid.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, duke paralajmëruar për përkeqësimin e krizës humanitare.

“Kriza e tmerrshme në Sudan po del jashtë kontrollit”, deklaroi ai në një samit në Doha, duke shtuar se situata në el-Fasher përkeqësohet çdo ditë pas hyrjes së forcave të RSF-së.

Lini një koment

Please Login to Comment.