LajmeZgjedhjet

Lahi Brahimaj (90): Prekazi, tempull i lirisë dhe dëshmia e sakrificës kombëtare

Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj (90), ka theksuar rëndësinë e Prekazit si një vend të shenjtë të sakrificës kombëtare, duke e cilësuar atë si tempull të lirisë, shkruan Gazeta Momenti.

Ai ka marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me djemtë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Ilaz Derguti dhe Gjeneral Fadil Kodra.

Brahimaj ka ndarë kujtime të paharruara nga periudha e luftës, duke kujtuar ditët e vështira, por po ashtu krenarë, të luftës për liri. Ai theksoi se çdo pëllëmbë e tokës së Prekazit flet për trimërinë dhe sakrificën e bijve të kombit që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Kandidati nga AAK theksoi se Prekazi mbetet një simbol i forcës dhe bashkimit të popullit shqiptar, duke e quajtur atë një nga shtyllat kryesore të lirisë së Kosovës.

 

Postimi i tij:

Prekazi, vend i shenjtë i sakrificës kombëtare, sot na mblodhi përsëri.

Takimi me vëllezërit e armëve, Gjeneral Ilaz Dergutin e Gjeneral Fadil Kodrën, na solli kujtime të paharruara nga ditët e luftës. Bashkë me shumë bashkëluftëtarë, shokë e miq, ndamë kujtime nga ato ditë të vështira por krenare të rezistencës sonë.

Prekazi mbetet tempull i lirisë sonë, ku çdo pëllëmbë tokë flet për trimërinë e bijve të kombit që u bënë pishtarë të lirisë së Kosovës.

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button