”Më falni, ka rend këtu!”, Memli Krasniqi i qartë për postin e kryeministrit (VIDEO)

Illyrian
2 Views
2 Min Read

Në rast se Albin Kurti, në mungesë të numrave dështon ta krijojë Qeverinë e re të Kosovës, një mundësi tjetër po konsiderohet se e ka opozita e bashkuar për të krijuar institucionet.

Partia e dytë, sipas rezultateve zgjedhore, është Partia Demokratike e Kosovës, mbi të cilën bie barra për të bindur partitë tjera t’ia bëjnë numrat.

- Advertisement -

I pari i kësaj partie Memli Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës, tha se opsioni i vetëm në këtë situatë do të ishte Bedri Hamza kryeministër.

- Advertisement -

”Qëndrimi është Bedri Hamza kryeministër, nuk ka opsion tjetër. Qytetarët i kanë pasur dy opsione Albin Kurtin ose Bedri Hamzën, të tjerët kanë qenë aty por me fal, ka rend këtu. [Lumir Abdixhiku] Le të rri në opozitë, nuk është fundi i botës. Në opozitë nuk rrin hiç se shkon në zgjedhje të reja dhe nëse duhet me shku në zgjedhje të reja edhe një herë, se po harrojmë që zgjedhjet e vjeshtës që i kemi dy raunde në zgjedhje lokale, e prej ku jemi – vitin e ardhshëm zgjedhjet nacionale janë të pa shmangshme”.

- Advertisement -

Për mundësinë që vendi pas një viti të shkojë në zgjedhje, në mungesë të një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, Krasniqi ka ironizuar më tej duke thënë se zgjedhjet në Kosovë mund të shpallen edhe si sport kombëtar.

”E nëse dojmë me i mbajt edhe një parë zgjedhje i shpallim zgjedhjet sport kombëtarë, s`kemi hobi nacional tjetër, po mbajmë zgjedhje tri herë në vjet”, tha Krasniqi.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply